Edhe AUK përpëlitet të përfitojë nga zgjedhja e Haradinajt kryeministër

Edhe AUK përpëlitet të përfitojë nga zgjedhja e Haradinajt kryeministër

Gati të gjithë ata që kanë pasur të bëjnë diçka me Ramush Haradinajn, pas zgjedhjes së tij kryeministër i Kosovës, kanë filluar të shkruajnë sesi e kanë njohur ose cila është lidhja e tyre me liderin e AAK-së.

Një ndër ta është edhe Universiteti Amerikan në Kosovës RIT i cili ka shfrytëzuar zgjedhjen e Haradinajt kryeministër për t’u mburrur për cilësinë e saj.

Kësisoj AUK ka vendosur ta përgëzoj Haradinajn si ish-student të saj.

 

“Nuk ndodhë çdo ditë që një ish-student i AUK të arrië në zyrën më të lartë të Kosovës”, ka thënë presidentja e AUK-ut, Sharon Hart.

Kryeministri Haradinaj sipas një njoftimi të AUK-ut thuhet se është master i Shkencave në Shërbim, Lidership dhe Inovacion. Ai kishte diplomuar në master me 17 nëntor të vitit 2007.

Sipas AUK-ut, Haradinaj ka qenë studenti më i dalluar në klasë dhe fakultetit duke u shquar për saktësi, respekt dhe i vëmendshëm ndaj detajeve./Insajderi.com