“Edhe 1 mijë vota e fituam” – Kur LDK-ja shpresonte në fitore pa e ditur se janë LIVE

“Edhe 1 mijë vota e fituam” – Kur LDK-ja shpresonte në fitore pa e ditur se janë LIVE

Vendvotimet ishin mbyllur dhe numërimi sapo kishte filluar. Në selinë e LDK-së në Istog ishin mbledhur të gjitha figurat më të rëndësishme në parti, përfshirë kryetarin Isa Mustafa, kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri nënkryetari i partisë, Agim Veliu dhe vet kandidati për kryetar të Istogut, Haki Rugova.

Në përfundim të numërimit të votimeve, Rugova humbi për 52 vota pa numëruar ato me kusht dhe me postë, por në fillim të numërimit, zyrtarët e lartë të LDK-së ishin shumë optimist.

Duke mos e ditur e që janë LIVE, sipas një video të gazetës “Metro” Muhaxheri i shpjegon Mustafës sesi janë me rezultate.

Muhaxheri ia sqaron Veliut, Mustafës e Rugovës sesi po shkon numërimi i votave duke i thënë se Rugova është duke prirë me 55 për qind.

“Edhe 1 mijë vota edhe fituam”, dëgjohet duke thënë Muhaxheri teksa Mustafa dhe Aliu shikojnë tek të dhënat e paraqitura.

Më pas zgjodhët edhe vet Rugova i cili interesohet për rezultatin por duket se nuk e kupton. Në fakt Rugova ka qenë duke prirë në vota me një diferencë të vogël, deri në numërimin e 80 për qind të tyre kur edhe merr kryesimin Gani Dreshaj i AAK-së.

Entuziazmi në zyret e LDK-së në Istog vazhdon edhe më tej për tu shuar kur numërohen 100 për qind të votave, pa përfshirë ato me kusht dhe me postë. /Insajderi.com