Ed Sheeran rrëmben pozitën e parë, Rita Ora e treta

Ed Sheeran rrëmben pozitën e parë, Rita Ora e treta

Këngëtari britanik Ed Sheeran ka kapur pozitën e parë në Toplistën zyrtare britanike me këngën e fundit “Perfect” duke e lënë në pozitën e tretë këngëtaren kosovare, Rita Ora.

Sheeran që për “Perfect” bashkëpunoi me Beyoncen, debutoi në vendin e tretë javën e shkuar, ndërsa qysh në javën e dytë del në pozitën e parë duke e hequr nga kreu Camila Cabellon me “Havana” që tash është e katërta, transmeton Albinfo.ch.

Në vendin e dytë ishte Rita Ora me “Anywhere” por ajo mbetet e treta pas “Dimelo” të Rak-su dhe Wyclef/Naughty Boy.

Ed Sheeran ditë më parë u përzgjodh si këngëtari më i dëgjuar në botë për vitin 2017 në platformën “Spotify”.