Ed Sheeran – këngëtari më i dëgjuar në botë më 2017

05.12.2017 15:05
Ed Sheeran – këngëtari më i dëgjuar në botë më 2017

Ai u nderua nga “Grammy”, por “Spotify” thotë se është këngëtari më i dëgjuar i vitit.

Platforma për muzikë online të martën ka thënë se Ed Sheeran pati 6.3 miliardë transmetime në vitin 2017.

Ai po ashtu pati edhe albumin më të suksesshëm të vitit, “Divide” me 3.1 miliardë transmetime dhe top-këngën “Shape of You” me 1.4 miliardë transmetime.

“Spotify” thotë se pati rritje të zhanrit hip-hoë për 74 për qind në vitin e shkuar, ndërsa muzika latine kërceu për 110 për qind.