Ed Sheeran do jetë pjesë e “Game of Thrones”

Ed Sheeran do jetë pjesë e “Game of Thrones”

Seriali “Game of Thrones” kësaj here për mysafir në sezonin e shtatë do ta ketë këngëtarin e famshëm Ed Sheeran, shkruan Entertaiment Weekly.

Producentët e këtij seriali kanë konfirmuar se këngëtari i “Shape of you” do të ketë një rol në sezonin e ardhshëm, si surprizë për aktoren Maisie Williams.

“Me vite jemi munduar të marrim Ed Sheeran në seria për të befasuar Maisie-n dhe këtë vit ma në fund ia dolëm,” tha Benioff, producent.

Kjo nuk është hera e parë që GoT merr artistë nga bota e muzikës në sezonet e tyre, më parë në serial kanë marrë pjesë edhe Gary nga Snow Patrol, Will Champion nga Coldplay etj.

Sezoni i shtatë i GoT i cili premierën do ta ketë me 17 korrik, pritet të jetë më i shkurtër edhe për nga episodet edhe për nga gjatësia e episodit.

Ndërsa pas kësaj sezoni i tetë dhe i fundit do të jetë dhe më i shkurtër, vetëm 6 episode.

Ed Sheran në shtatë ditët e fundit në Australi, ka shitur afër 100,000 kopje të albumit më të ri të quajtur “Divide” ndërkohë që kënga “Shape Of You”, për një muaj ka marrë më shumë se 350 milionë klikime.