“The Economist” shkruan se si Tirana nga një qytet fshataresk ka filluar të modernizohet

“The Economist” shkruan se si Tirana nga një qytet fshataresk ka filluar të modernizohet

Gazeta prestigjioze “The Economist” ka shkruar një artikull për kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën se si  nga një vend i vogël dhe fshataresk ajo ka filluar të modernizohet.

“Modernizimi i kryeqytetit të vendit të vogël ballkanik, dikur një vend i përgjumur, fshataresk, ka marrë superxhiro. Sot zona e re e moderne e tregut të Tiranës do të inaugurohet, duke zëvendësuar një treg të vjetër e të rrënuar”, ka shkruar “The Economist”.

Ajo është pjesë e një plani madhor i ri zhvillimi që mbikëqyret  nga Kryebashkiaku i ri i qytetit, Erion Veliaj. Sheshi Skëndërbej në qendër po shndërrohet në një zonë gjigante për kalimtarët, të cilën punëtorët nxitojnë për ta përfunduar deri në Maj, ka vazhduar tutje shkrimi për Tiranën.

“The Economist”, ka shkruar se votuesit duhet të binden që ti japin edhe një mandat të ri kryetari të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, që projekti për bulevardin e ri të jetë gati deri në qershor.

“Një bulevard i ri duhet të jetë gati deri në Qershor, në kohë për zgjedhjet e përgjithshme. Maxhoranca socialiste e z.Veliaj shpreson se projekti do të ndihmojë të bindë votuesit që tu japin një mandat të dytë. Por opozita kërcënon të bojkotojë zgjedhjet, duke u ankuar se socialistët janë të lidhur me mafien”.

“Në Shqipëri ka një përplasje midis së resë dhe së vjetrës: Tirana po bëhet një qytet i hijshëm evropian, por politika e vendit mbetet po aq e pistë e tradicionale sa ç’ka qenë gjithmonë”, ka përfunduar artikullin e saj “The Economist”. /Insajderi.com