EBU shqyrton mundësinë e pjesëmarrjes së Rusisë në Eurovision

EBU është në bisedime me autoritetet e Ukrainës por edhe me televizionin ukrainas që t'i mundësohet pjesëmarrja këngëtares ruse në Eurovision, duke kërkuar që festivali të mos përzihet me politiken.

EBU shqyrton mundësinë e pjesëmarrjes së Rusisë në Eurovision

Shërbimi sekret ukrainas pas hetimeve ka vendosur që të mos lejoj këngëtaren ruse të marrë pjesë në Eurovision duke ia ndaluar hyrjen në Ukrainë.

Që kur Ukraina fitoj në Eurovisionin e vitit të kaluar, të gjithë prisnin që Rusia të tërhiqet nga gara e këtij viti për shkak të tensioneve mes dy vendeve. Rusia javë më parë ka zgjedhur përfaqësuesen e tyre për Eurovision i cili pritet të mbahet në Kiev të Ukrainës.

Këngëtarja Julia Samoilova, ishte zgjedhur nga televizion rus që të këndonte këngën “Flame Is Burning”. Por, Shërbimi sekret ukrainas pas hetimeve ka vendosur që të mos lejoj këngëtaren ruse të marrë pjesë në Eurovision duke ia ndaluar hyrjen në Ukrainë.

Ndërsa EBU ka reaguar sot, ku kanë treguar se janë duke shqyrtuar mundësinë për pjesëmarrjen e Rusisë në Eurovision 2017.

EBU është në bisedime me autoritetet e Ukrainës por edhe me televizionin ukrainas që t’i mundësohet pjesëmarrja këngëtares ruse në Eurovision, duke kërkuar që festivali të mos përzihet me politiken.

EBU ka dhënë si propozim që Rusia të marr pjesë përmes lidhjes satelitore, duke mos pasur nevojë që këngëtarja ruse të udhëtoj fare drejt Ukrainës. Ky propozim është duke u shqyrtuar ende dhe nuk ka asnjë vendim.