“E vranë në Hagë” – Daçiq vajton vdekjen e Millosheviqit

“E vranë në Hagë” – Daçiq vajton vdekjen e Millosheviqit

Slobodan Millosheviq i ka humbur zgjedhjet më 24 shtator 2000, në pushtet erdhi DOS, e 17 vjet pas lideri i SPS-së, Ivica Daçqi thotë se këto zgjedhje kanë qenë kthesë për Serbinë, ndërsa shton se historia ka për të treguar se DOS nuk i ka shkuar as te gjunjët Millosheviqit, se më 11 mars 2006 ai është vrarë në Hagë dhe se do të dëshmojë e hakmerret për të.

Në një bisedë për kurir, Daçiq insiston se Millosheviq atëherë nuk i kishte humbur zgjedhjet:

“Është me rëndësi të thuhet se ai nuk ka humbur në zgjedhje sepse Koshtunica nuk ka pasur më shumë se 50 qind të votave, por pas 5 tetorit, komisioni zgjedhor me presione i anuloi zgjedhjet në Kosovë. Koshtunica kështu mezi i mori pak mbi 50 për qind të votave. Thjesht ata nuk deshën ose nuk guxuan të shkonin në xhiron e dytë. Ky ka qenë aksion i menduar që më parë. Se a do të fitonte Slloba në xhiron e dytë, mbetet pyetje, porse ai në xhiron e parë nuk kishte humbur dot”.

Shefi i diplomacisë serbe dhe kryetari i SPS, dikur bashkëpunëtor shumë i afërt Millosheviqit thotë se Serbia nuk u sulmua për shkak të ish – shefit të tij, raporton Koha.net.

“Mendoj se tash është e qartë se edhe përkundër gabimeve që kishte bërë, Millosheviq nuk ka qenë arsye për t’u sulmuar Serbia. Pasi që edhe tash kemi tema e presione të tilla. Porse atëherë mendohej se është i nevojshëm eliminimi i Millosheviqit dhe se pas kësaj çdo gjë do të ishte super. U dëshmua se ky ishte mashtrim i madh, u lëshua rasti për përparim të Serbisë dhe u tradhtuan pritjet e qindra mijëra të njerëzve të rinj që kishin besuar në to”, thotë Daçiq.

“Është tragjedi e madhe që kryetari i një vendi iu dorëzua Tirbunalit të Hagës dhe kjo ndodhi në Ditën e Vidovdanit. Kjo do të mbetet e shënuar në historinë tonë. Nuk është tragjedi pse ai u rrëzua nga pushteti, ndoshta kjo është dhe e dobishme, por gjykimi i ka qenë gjykim i Serbisë dhe i popullit serb. Dhe nuk munden ta gjykojnë. Kjo është më e rëndësishmja. Prandaj e mbytën me laçe të këqija, për këtë ka dëshmi”, thotë Daçiq.