E thotë Azem Vllasi: Demonstratat e vitit 1981 ishin gabim

E thotë Azem Vllasi: Demonstratat e vitit 1981 ishin gabim

Sonte, në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, po diskutohet për jetesën e shqiptarëve në Jugosllavinë e dikurshme, në periudhën e udhëheqjes së saj nga Josip Broz Tito.

Ish-funksionari i lartë i komunizmit në Kosovë, Azem Vllasi, i ka quajtur të gabuara demonstratat e vitit 1981. Thotë se nuk ishte koha për demonstrata të tilla.

“Pa i mohu motivet patriotike për rrethanat e kohës, koha, konteksti politik nuk ishte fare i përshtatshëm që në atë mënyrë me demonstrata nëpër rrugë të shprehet dëshira dhe vullneti për avancimin e pozitës kushtetuese prej pozitës të cilën e kishim prej Kushtetutës së vitit 1974”, tha ai në Pressing në T7.

“Shtrohet pyetja: Po cili ishte ai shqiptar i cili do të ishte kundër që me qenë Kosova Republikë. Gabimi tjetër: U përzi ajo me parulla dhe shihej ndikimi ideologjik stalinist i Shqipërisë”, theksoi Vllasi.

Por a kanë qenë të planifikuara apo spontane demonstratat e tilla?

“Edhe ata që kanë qenë në krye të demonstratave sot e atë ditë s’po kallëzojnë”, shpjegoi Vllasi.