E sulmon me kondak të pushkës

E sulmon me kondak të pushkës

Një rast i lëndimit të rëndë trupor është regjistruar dje në Podujevë. Rasti ka ndodhur saktësisht në rr. Hakif  Zejnullahu, rreth orës 12:30.

Policia raporton se një mashkull shqiptar ka sulmuar fizikisht dhe me kondak të armës  viktimën mashkull shqiptar të cilit i ka shkaktuar lëndime të  rënda trupore.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, dhe sipas raportit mjekësor lëndimet janë të natyrës se rëndë.

Arma e llojit Ekol dhe një  karikator i zbrazet që  është përdorur  është   konfiskuar. Ndërsa  i dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje.