E shet dy herë apartamentin, arrestohet biznesmeni

E shet dy herë apartamentin, arrestohet biznesmeni

Në sajë të operacionit të koduar “Banesa 2”, një biznesmen i ndërtimit ka rënë në pranga, pasi ka shitur të njëjtin apartament dy herë. Policia e Tiranës ka vënë në pranga biznesmenin në fushën e ndërtimit, Besnik Allmuça, 57-vjeç, me akuzën e “mashtrimit”.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi shtetasi G. Sh., ka kallëzuar se është mashtruar nga shtetasi B.A. për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 65 m2, me leje zhvillimore Nr.224, datë 16.06.2010, në vlerën 30 000 Euro, apartament të cilin ndërtuesi B.A. më datë 17.03.2018 ia ka rishitur shtetasit B.I., duke përfituar një shumë 35 milionë lekë”.

Policia gjithashtu ka proceduar në gjëndje të lirë Administratoren dhe Ekonomisten e firmës së ndërtimit, përkatësisht.

– A. A., 57 vjeçe, banuese në Tiranë ( me detyrë Administratore e firmës së Ndërtimit )

– G. Ç., 35 vjeçe, banuese në Tiranë ( me detyrë Ekonomiste e Firmës së Ndërtimit )

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Mashtrim në shuma të mëdha”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose Formularëve”, dhe “Fshehje e të ardhurave”.