E rrah vëllanë për pronë

E rrah vëllanë për pronë

Në fshati Serbicë e Ulët të Prizrenit është regjistruar dje një rast i lëndimit trupor.

“Një i dyshuar shqiptar është arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.