E presin Bajramin pa ushqim e pa shtëpi

E presin Bajramin pa ushqim e pa shtëpi

Nga shkallët e shtëpisë gjysmë të rrënuar e duke i mbajtur sytë vazhdimisht te porta në fund të oborrit Mehmetali Shabani dhe gruaja e tij Mihanja nga komuna e Gjilanit presin me shpresë se dikush do t’u ndihmojë që t’ua mbushë sofrën me bukë për fëmijët për festën e Kurban Bajramit.

Derisa nuk kanë mundësi të ngopen mirë me bukë, ata jetojnë edhe me frikën se një ditë shtëpia ku jetojnë do të rrënohet.

Në shtëpinë e familjes Shabani në lagjen “Dheu i Bardhë”, në Gjilan, shihet se kushtet e kësaj familjeje janë shumë të rënda, për të mos thënë mungojnë edhe gjërat më elementare për jetë, shkruan Zëri.

“Po e përjetojmë tmerrin”, thonë ata.

Kryefamiljari Mehmetali Shabani ka treguar për tmerrin që është duke e përjetuar në atë shtëpi të rrënuar, e cila fatkeqësisht nuk është as e tyre. Ai ka rrëfyer që jeton me ankth se një ditë do t’i shembet shtëpia, nga e cila çdo ditë bie nga një copë e murit.