E pazakontë: Nxënësit në Pensilvani marrin gurë në shkollë për t’u mbrojtur nga sulmuesit

E pazakontë: Nxënësit në Pensilvani marrin gurë në shkollë për t’u mbrojtur nga sulmuesit

Një përgjegjës i shkollave në Pensilvani ka zbuluar idenë e tij unike për të mbrojtur nxënësit nga sulmuesit e aramtosur në shkolla – duke i armatosur ata me kova me gurë, raporton BBC, përcjell Insajderi.

Mbikqyrësi i shkollave të Distriktit Blue Mountain David Helsel u tha ligjvënësve të shtetit se ditë më parë këtë muaj disa klasa ishin pajisur me gurë të lumit për të hedhur mbi sulmuesit eventualë.

Ai tha se mbrojtja me gurë ishte menduar si mjet i fundit nëse evakuimet dështojnë.

Kjo lloj mbrojtje është paraqitu në kuadër të diskutimeve kombëtare mbi dhunën me armë.

Debati kombëtar i armëve u rigjallërua pasi 17 vetë vdiqën në Parkland të Floridës, muajin e kaluar.