Mis Turqia 2017 e humbi kurorën e saj të premten pasi organizatorët e konkursit të bukurisë zbuluan një nga tweet-et e saj në mediat sociale, që ata e konsideruan fyese, p" />

“E pabesueshme” – pse ia hoqën titullin Miss Turqisë

“E pabesueshme” – pse ia hoqën titullin Miss Turqisë

Mis Turqia 2017 e humbi kurorën e saj të premten pasi organizatorët e konkursit të bukurisë zbuluan një nga tweet-et e saj në mediat sociale, që ata e konsideruan fyese, për kujtimin e 250 personave të vrarë vitin e kaluar, duke i rezistuar grushtit ushtarak të dështuar.

18-vjeçarja Itir Esen krahasoi gjakun e menstruacioneve të saj, me gjakun e derdhur nga civilët që kishin kundërshtuar përpjekjen e ushtrisë turke për të rrëzuar Presidentin Rexhep Tajip Erdogan në përvjetorin e parë të grushtit të shtetit.

“Sot kam periodën time, në mëngjesin e ditës së martirëve të 15 korrikut. Unë po e shënoj këtë ditë duke derdhur gjak, si një përfaqësim i gjakut të dëshmorëve”, shkruante ajo në një tweet.

Organizatorët e Miss Turqisë thanë se postimi ishte “i papranueshëm” dhe ia hoqën titullin Esenit, një ditë pasi ajo fitoi konkursin dhe të drejtën për të përfaqësuar Turqinë në garën e Miss World që do të mbahet në Kinë në fund të këtij viti.

“Nuk është e mundur që Organizata e Mis Turqisë, qëllimi i së cilës është të promovojë Turqinë në mbarë botën dhe të kontribuojë për imazhin e saj, të pranojë një postim të tillë”, tha kreu i organizatës së Miss Turqisë, Can Sandikcioglu