E nervozuar me drejtësinë: Haxhiu këmbëngul në dënimin e deputetit që e gjuajti me gotë

E nervozuar me drejtësinë: Haxhiu këmbëngul në dënimin e deputetit që e gjuajti me gotë

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se Prokuroria e Shtetit ka pushuar hetimet ndaj deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, për padinë e ngritur nga vetë kjo deputete për hedhje me gotë qelqi gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu, përmes një statusi në Facebook, ka drejtuar akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë së Kosovës, sistem të cilin ajo e quan “sistem të padrejtësisë”, pasi nuk e ka marrë në hetim rastin e Zemajt, i cili kishte gjuajtur me gotë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë një seancë plenare në Kuvendin e Kosovës.

Madje, deputetja e VV-së thotë që Zemaj këtë veprim e ndërmori për ta mbrojtur qeverinë Mustafa dhe vetë kryeministrin.

“Ky sistem i padrejtësisë i cili po ngritë ekspres aktakuza për deputetët opozitarë për veprimet politike në Kuvend nuk e pati guximin të ngrisë aktakuzë kundrejt A.Z, i cili për të mbrojtur Mustafen, gjuajti me gotë qelqi në drejtim të deputetëve të VETËVENDOSJE!-s.” , ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se në këto kushte sistemi i drejtësisë ka mbetur të mbrohet nga qytetarët e vendit sepse është buzë shkatërrimit. /Insajderi.com