E moshuara: Më dhanë 20 mijë lekë për të votuar Ramën [video]

Rahim Etemi vëzhgues nga radhët e Partisë Demokratike në rrethin e Dibrës akuzon kryetaren e këshillit bashkiak të Dibrës, Lule Dani, duke thënë se ka ushtruar presion duke detyruar një të moshuar të votojë për kandidatin e Partisë Socialiste.

E moshuara: Më dhanë 20 mijë lekë për të votuar Ramën [video]

Gazetari i “News24” në Dibër, Enver Doçi, ka tentuar të marrë një deklaratë të palës tjetër lidhur me këto akuza të ngritura nga PD, e ndërkohë ai është shtyrë dhe i është kërkuar të largohet nga komisionerë dhe militantë të PS.

Por pavarësisht presioneve për të mos xhiruar me kamera, gazetari Enver Doçi ka arritur të marrë edhe reagimin e kryetares së këshillit bashkiak Lule Dani, e cila pranon se ka shoqëruar të moshuarën drejt kutisë së votimit, por këtë sipas saj e ka bërë për ta ndihmuar pasi e moshuara nuk dinte të votonte.

Gazetari i “News24” ka insistuar edhe më tej duke marrë prononcimin e vetë të moshuarës Zelie Gjoni, e cila deklaron se është paguar në shumën 20 mijë lekë të vjetra(rreth 20 mijë euro) për të votuar për kandidatin e majtë.