E mbajti në burg, Zvicra e kthen në Kosovë një kriminel

E mbajti në burg, Zvicra e kthen në Kosovë një kriminel

Kantoni i Bernës në Zvicër ka kthyer një kosovar në Kosovë, pas vuajtjes së dënimit prej më shumë se 10 vitesh. Ai nuk do të lejohet të hyjë në Zvicër për një periudhë të pacaktuar.

Në vitin 2005, qeveria federale e Zvicrës kishte urdhëruar dëbimin e kosovarit – emri i të cilit nuk është bërë publik – nga Zvicra.

Të gjitha ankesat kundër këtij vendimi ishin hedhur poshtë nga Policia e Bernës. Pas dënimit, kosovari tani duhet të largohet nga Zvicra, raporton mediumi zviceran 20min.ch.

Personit në fjalë i është ndaluar hyrja në Zvicër për një kohë të pacaktuar. /Insajderi.com