E mbajti fëmijën varur jashtë dritares për të marrë “likes” në Facebook, dënohet me burg

E mbajti fëmijën varur jashtë dritares për të marrë “likes” në Facebook, dënohet me burg

Një gjykatë në Algjeri e ka dënuar një burrë me dy vjet burg për shkak se e kishte mbajtur varur jashtë dritares foshnjën e vet në mënyrë që të tërhiqte pëlqime në rrjetin social Facebook.

Ai e postoi një fotografi në Facebook në të cilën shihet duke e mbajtur të varur foshnjën e vet jashtë dritares së një ndërtesë të lartë me mbishkrimin: “1.000 pëlqime, o e hodha poshtë,” transmeton Express.

Kjo i ka nxitur përdoruesit e mediave sociale që të bëjnë thirrje për arrestimin e tij për abuzim me fëmijë.

Ai u arrestua të shtunën e kaluar nën akuzat se rrezikoi jetën e foshnjës, njofton policia.

Babai, identiteti i të cilit nuk është bërë publik e mbajti fëmijën të varur jashtë dritares së katit të 15 të banesës së tij në kryeqytetin e Algjerisë, njofton Al Arabiya.