E majta përgatitet të rrëzojë kryeministrin e Rumanisë

E majta përgatitet të rrëzojë kryeministrin e Rumanisë

Socialdemokratët në pushtet në Rumani vendosën sot të depozitojnë një mocion mosbesimi kundër kryeministrit, Sorin Grindeanu, që është bërë i padëshiruar sepse nuk është mjaftueshëm i disiplinuar, sipas analistëve.

“Kam shpresuar se nuk do të arrijmë në këtë pikë dhe se Grindeanu do të respektonte rregullat e demokracisë dhe do të dorëhiqej”, deklaroi kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Liviu Dragnea.

Sipas atij, mocioni do të depozitohet në Parlament të hënën dhe do t’i nënshtrohet votimit të mërkurën, shkruan ATSH.

Koalicioni i majtë përfshin edhe parti të vogla si ALDE si dhe të zgjedhur nga minoritetet kombëtare duke krijuar në Parlament një maxhorancë të fortë, sipas vëzhguesve.