Policia ka kapur të hënën me 10 prill në Warstein dy persona që ishin në ikje, të dyshuar për hajni. Ata, siç thotë policia, kishin hyrë në një vilë, duke e befasuar të zonjën 67 vjeçare të vilës.
Pasi kanë hyrë dhunshëm ata, duke ia mbajtur revolen, i kanë mbyllur gojën dhe e kanë lidhur në një karrige, shkruan wdr.de.
Pastaj ata ia filluan të kërkonin gjësende me vlerë dhe dikur ikën. Ndërkohë, e zonja e shtëpisë ia doli të lirohej dhe të alarmonte policinë.
Me helikopter dhe me qenë policorë, policia e ka kapur njërin nga të dyshuarit, të fshehur në afërsi. Tjetrin ka arritur ta kapte qeni policor në një zonë malore. Të dy janë shqiptarë dhe të njohur tashmë nga policia për vjedhje të kryera më parë./albinfo.ch