E lë mbrapa Xavin, bëhet spanjolli me më së shumti tituj

E lë mbrapa Xavin, bëhet spanjolli me më së shumti tituj

Fitorja 3 me 1 e Barcelonës ndaj Alaves në finalen e Copa del Rey, e bëri Andres Iniestan futbollistin më të trofeshëm spanjoll në histori, me mesfushorin që arriti të fitoi titullin e 33-të të karrierës së tij.

Deri në mbrëmjen e së shtunës ai ishte baraz me ish-mesfushorin e Barcelonës, Xavi Hernandez, por tani ai ka një trofe më shumë se ish-bashkëlojtari i tij. Ndërsa tre prej këtyre trofeve – një Kupë e Botës dhe dy Kampionate Evropiane – kanë ardhur me ekipin kombëtar spanjoll.

Përveç kësaj, ai ka qenë pjesë e triumfeve në shtatë Superkupa të Spanjës, tre trofe të Superkupës së Evropës, dhe ka ndihmuar Barcelonën të shpallet kampion i Kupës së Botës për Klube në tri raste.

Trofeun e parë, Iniesta e kishte fituar në vitin 2005, kur në sezonin e parë tek Barcelona fitoi titullin kampion. /Insajderi.com