E kishte kthyer shtëpinë në fermë kanabisi, dënohet trafikanti shqiptar në Britani

E kishte kthyer shtëpinë në fermë kanabisi, dënohet trafikanti shqiptar në Britani

16 vjet burg ka qenë masa e dënimit nga autoritetet britanike për një shqiptar që akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Ramiz Nergjoni, 53-vjeç, u zbulua nga policia pasi kishte krijuar një fermë kanabisi në banesën ku ai jetonte.

Shtetasi në fjalë kishte shkuar në Britani në mënyrë të paligjshme duke u fshehur në anën e pasme të një kamioni.

David Watts, avokati mbrojtës i shqiptarit tha se 53-vjeçari, para se të shkonte në Britani, jetonte dhe punonte në Greqi dhe se ishte njeri me karakter të mirë.

“E ka nënën në Tiranë të sëmurë. Ka dhe tre vajza të vogla dhe është shumë i shqetësuar se si do t’ia dalë familja e tij teksa ai është në burg këtu”.