E-kiosku po punon me vështirësi, Komuna thotë se ka probleme me rrjet

E-kiosku po punon me vështirësi, Komuna thotë se ka probleme me rrjet

E-kisoku i cili ndodhet në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës gjatë ditës së sotme ka probleme, dokumentacionet po nxjerrën më vështirësi nga ky aparat.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, kjo po ndodhë për shkak të problemeve në rrjet.

“Njoftohen qytetarët të cilët marrin shërbime në Komunën e Prishtinës, të gjendjes civile, e-kiosku (komuna e vjetër) dhe tatimi në pronë se për shkak të problemeve me rrjetin  kemi ngadalësim të ofrimit të shërbimeve.  Agjensioni i shoqërisë së informacionit është duke e sanuar problemin në pajisjet e tyre në mënyrë që të mund të vazhdojmë me shërbime efikase ndaj të gjithë qytetarëve”, thotë Komuna.