E kërcënojnë me SMS dhe ia vendosin bombën në oborrin e shtëpisë

E kërcënojnë me SMS dhe ia vendosin bombën në oborrin e shtëpisë

Një rast i kanosjes dhe shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar mbrëmë në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë.

Policia njofton se viktima mashkull shqiptar ka raportuar se nga persona të panjohur ishte kanosë përmes telefoni (me sms).

Me datën 17.08.2018 në oborrin e shtëpisë së tij, viktima kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes, që dyshohet se lidhet me rastin e kanosjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe kanë tërhequr mjetin shpërthyes nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident.

“Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.