A e ka tërhequr njohjen e Kosovës Surianmi, sipas Lindsay

A e ka tërhequr njohjen e Kosovës Surianmi, sipas Lindsay

Vendimi që Surnaim të tërheqë njohjen e Kosovës është i rëndësishëm, ka thënë për b92 profesor në Universitetin Saint Maryh James Ker Lindsay –

Sipas fjalëve të tij, është vështirë të thuhet pse Surinami ka marrë këtë vendim, por ka shtuar se ekzistojnë shumë arsye.

“Një prej arsyeve mund të jetë lobimi i Serbisë, vendi kohë më parë i është afruar Rusisë dhe kjo mund të jetë njëra nga arsyet e vendimi mund të jetë i bazuar edhe në shqetësimin për sovranitetin”, ka Lindsay për këtë portal serb, përcjell transmeton Koha.net.

Pyetjen se a mund të ndryshohet në këtë mënyrë vendimi, ai është përgjigjur.

“Letra është shkruar në mënyrë të çuditshme … Sipas të Drejtës ndërkombëtare, vendim i për tërheqjen e njohjes nuk ekziston. Këtë tezë e përqafon Kosova. Në të vërtetë tërheqja e njohjes së pavarësisë dhe mospranimi i sovranitetit të vendit tjetër në atë territor, nuk është i mundshëm. Megjithëkëtë është absolutisht e mundshme që vendi ta ndryshojë qëndrimin lidhur me sovranitetin (në të kundërtën asnjë vend kurrë nuk do të mund të bashkohej me shtetin tjetër, sepse vendet tjera nuk mund ta pranojnë ndryshimin). Në këtë kuptim, Surinami sigurisht se mund të zgjedhë nëse e pranon Kosovën shtet të pavarur e sovran apo konsideron se Serbia ka sovranitet në atë territor. Kjo nuk është sqaruar në letër. Megjithëkëtë, fakti se letra i është dërguar Qeverisë serbe sugjeron mjaft për qëllimin”.