E irrituar me vendimin e Gjykatës, VMRO thërret popullin në protesta

E irrituar me vendimin e Gjykatës, VMRO thërret popullin në protesta

Vendimi i Gjykatës në Shkup me nga 30 ditë paraburgim për 13 të akuzuar për veprën “cenim terrorist i rendit kushtetues” lidhur me natën e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, ka irrituar partinë opozitare VMRO DPMNE, e  cila ka paralajmëruar protesta për sonte në ora 18:00 para Ministrisë së Drejtësisë.

Për gjashtë persona tjerë, ndërkaq gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Ky vendim nuk i ka pëlqyer partisë së ish-kryeministrit Nikoll Gruevski, e cila ka paralajmëruar protestë dhe bllokim i rrugëve nga ana e mbështetësve të VMRO DPMNE-së.

Partia e Nikola Gruevskit iu bën thirrje gjithë qytetarëve, aktivistëve të tyre, simpatizantëve dhe mbështetësve që të dalin dhe të shprehin “mbështetje ndaj patriotëve dhe revoltën kundrejt ndjekjes nga Qeveria” me bllokim të udhëkryqeve.

Ndryshe, më 30 prill të këtij viti, qindra mbështetës të VMRO DPMNE-së, me ndihmën edhe të deputetëve të kësaj partie, janë futur dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë duke sulmuar deputetët e koalicionit. Nga dhuna e huliganëve më së keqi e pësoi lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili u shtua me javë të tëra në spital.

Këto protesta të VMRO-së dëshmojnë se protestuesit ishin orkestruar pikërisht nga partia e ish-kryeministrit Gruevski, i cili bashkë me disa anëtarë të kabinetit të tij po ndiqen nga Prokuroria Special për një varg shkeljesh e parregullsish ligjore.