E gjuan me pushkë gjuetie, por shpëton për një fije

E gjuan me pushkë gjuetie, por shpëton për një fije

Në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, viktima mashkull shqiptar ka raportuar se, pas një fjalosje me dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, njëri nga ta ka shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të tij, por nuk është qëlluar.

“Dy të dyshuarit janë arrestuar, dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.  

Ndërsa në rr. Kolashinit në Mitrovicë, mbrëmë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull shqiptar.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.