E fejuara e Justin Bieber flet për herë të parë për fejesën me këngëtarin

E fejuara e Justin Bieber flet për herë të parë për fejesën me këngëtarin

Thashethemet e njëpasnjëshme për çiftin e famshëm, Hailey Baldwin dhe Justin Bieber, nuk u ndalën që pas rikthimit në lidhje.

Më tepër akoma, u përfolën pas fejesës që bëri bujë të jashtëzakonshme.

Këngëtari kanadez, me propozimin që i bëri për fejesë të dashurës, u bë kryelajm i shtypit rozë, pasi që ndodhi krejt papritur.

E pas kaq kohe të gjatë diskutimi rreth kësaj teme, Hailey më në fund thyen heshtjen.

“Jam shumë e emocionuar. Kam mësuar të jap më të mirën time dhe të injoroj negativitetin, vetëm kështu mund ta shijoj këtë periudhë të jetës time”, është shprehur e dashura e Justin.

Duke qenë e përfshirë në thashethemet e vazhdueshme për lidhjen e tyre, ajo zgjodhi të flasë.

Dyshja e famshme, akoma nuk kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, por po vazhdojnë të shijojnë lidhjen e tyre, duke injoruar çdo fjalë të thënë për ta. /Insajderi.com