Artikull i sponsorizuar

A e dini cila është storja më e suksesshme e biznesit në Kosovë? (FOTO/VIDEO)

27.11.2017 13:53

Afër 3,000 punëtorë, me një xhiro afër 200 milion euro në vit, me aktivitete në 40 dyqane në 18 qytete në Kosovë, lexoni ngjarien më të suksesshme të biznesit Kosovar.

A e dini cila është storja më e suksesshme e biznesit në Kosovë? (FOTO/VIDEO)

Do të ishte viti 2003, kur biznesit të ndërtuar në bashkëpronësi familjare do t’i jepej vizion i ri, me synim që të plotësoheshin kërkesat e tregut që në atë kohë do të dukej objektiv i pa-arritshëm por që 14 vjet më vonë, jo vetëm pesimistët por edhe optimistët më të mëdhenj do ndiheshin të befasuar me zhvillimin e hovshëm të biznesit me kapital 100% shqiptar dhe me ide autentike zhvillimore.

Afër 3,000 punëtorë, me një xhiro afër 200 milion euro në vit, me aktivitete në 40 dyqane në 18 qytete në Kosovë, Viva Fresh Store paraqet biznesin me zhvillimin më të shpejtë jo vetëm në Kosovë por në tërë rajonin.

Nga viti 2003, biznesi do të rritej gradualisht me fonde vetanake për t’i dhënë një trajektore zhvillimi të shpejtë e cila do të garantonte rritje të qëndrueshme viteve në vijim, duke e bërë shopingun në Kosovë më të diversifikuar, me efekte pozitive në uljen e kostos së shportës së konsumatorit, rritjen e ofertës së produkteve, hapjen e vendeve të reja punës, dhe mbi të gjitha duke i dhuruar ekonomisë së Kosovës një biznes të qëndrueshëm në momentet kur pothuajse çdo industri tjetër po dominohej apo udhëhiqej nga kompani me kapital të huaj.

Këtë javë, Viva Fresh Store shënon 14 vjetorin e themelimit, prandaj krahas Subvencionimit të çmimit të Bukës që në çdo dyqan ofrohet për 15 cent, nga e Mërkura do të ofroj shumicën e artikujve me GRATIS në shenjë falënderimi për mbi 200 mijë familje që kryejnë furnizimin me produkte në këtë biznes.

Viva Fresh Store operon në 18 qytete me 14 dyqane në Prishtinë, 5 në Ferizaj, nga 3 në Prizren dhe Gjilan, 2 në Fushë Kosovë dhe me nga 1 dyqan në Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Shtime, Viti, Kamenicë, Lipjan, Suharekë, Malishevë, Vushtrri, Kaçanik, Rahovec dhe Deçan.

Kompania do të hap këtë muaj edhe tri dyqane: Hipermarketin në lagjen Lakërishte (Prishtinë), në lagjen Mati 1 (Prishtinë) dhe në qytetin e Podujevës, me qëllim ofrimin e shërbimeve më të mira dhe çmimeve më të lira sa më afër konsumatorit.

Përveç asortimentit të shumëllojshëm, çmimeve më të lira, shërbimeve më të mira, shpërblimeve të vazhdueshme të konsumatorëve përmes Kartelës së Familjes, Viva Fresh Store ofron mundësi të shumta për punësim dhe zhvillim të karrierës, si një nga kompanitë punëdhënëse më të mëdha në Kosovë.

Viva Fresh Store, biznes autentik kosovar me synim zgjerimin edhe në Shqipëri, Maqedoni dhe rajon mbetet synimi kryesor i menaxhmentit të kompanisë. Në të mirë të konsumatorit, gjithmonë një hap para të tjerëve!