E dhimbshme: Çun Lajçi merr lajmin se vajza e tij e vdekur ka fituar llotarinë amerikane

E dhimbshme: Çun Lajçi merr lajmin se vajza e tij e vdekur ka fituar llotarinë amerikane

Më 19 dhjetor të vitit që lamë pas, vajza e Çun Lajçit pati ndërruar jetë.

Bubulina ishte aktore me profesion dhe ishte vajza e vetme e aktorit. Vdekje të cilën aktori po e vuan ende. Ai thuajse çdo ditë ndanë momente kujtime dhe shpreh mallin ndaj Bubulinës, shkruan Indeksonline.

 

 

Lajçi përmes një shkrimi të gjatë, shkruajtur nga Berni i Zvicrës tregon se si vajza e tij e vdekur tashmë ka fituar llotarinë amerikane, i cili e kishte kuptuar përmes një e-maili. Ky lajm e ka mërzitur tej mase atë, ndërsa ne iu sjellim vetëm një pjesë të këtij shkrimi të dhimbshëm:

“Se sa me fat ishe moj sugarica e babës, tregon letra që mbrrini n’imelë adresën time nga USAFIS Immigration Services:
Bubulina Lajci, Congratulations! You Are Eligible!
E lexova nji herë e dhetëherë, e prap nuk iu besova syve t’mi.
Kur e përkëtheva n’Google translate e ndjeva se si filloi me m’u mpi trupi nga habia.
A e dini more sa e lumtun do t’ishte sot po ta merrte lajmin! A e dini more hej?
Ti tani noton n’barkun e miliona krimbave, e unë n’miliona kujtime digjem për ty e n’heshtje thërras:
Urime Grin Carta Bubulinë.”