E dashura e Tupacit e quan “shumë lënduese” biografinë e tij

E dashura e Tupacit e quan “shumë lënduese” biografinë e tij

Biografia e shumëpritur e reperit Tupac Shakur, e titulluar “All Eyez On Me” është publikuar sot.  E dashura e Tupac asokohe, Jada Pinkett Smith ka shprehur zhgënjimin e saj mbi portretizimin e pasaktë të marrëdhënies së saj me reperin e ndjerë.

Në disa cicërima në rrjetin social Twitter, aktorja e cila ishte e lidhur me reperin para së të ishin të famshëm, shpjegon se si filmi e ka pasqyruar gabibimisht raportin e saj me Tupac.

“Më fal. Lidhja ime me Pac është shumë e çmuar që  të lejoj skenat në All Eyez On Me, të kalojnë si të vërteta. Pac nuk më lexoi kurrë atë poemë. Nuk e dija se poema ekzistonte derisa e pashë në librin e tij. Pac kurrë nuk më ka thënë lamtumirë para se të nisej për LA. Atij i duhej të largohej menjëherë dhe nuk kishte të bëjë me karrierën e tij”, ka thënë ajo.

Skena që Pinkett po i referohet ishte si video paraprake nga lirimi zyrtar i  filmit. Video e shfaq Tupac duke lexuar një poemë që ai shkroi për Jada-n,para se të shkonte në Kaliforni. Përfundimisht, poema u shfaq në “The Rose That Grew From Concrete”, një libër i publikuar në vitin 2000.

Në fund ajo shtoi se kujtimi i lidhjes së saj me Tupakun është lënduar jashtë masës.