E bën për spital rojtarin e pyllit – lirohet i dyshuari  

E bën për spital rojtarin e pyllit – lirohet i dyshuari  

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Zabërgj të Mitrovicës, një person ka bërë për spital rojtarin e pyllit, i cili ishte gjatë kryerjes së detyrës.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës, rreth orës 13:00. Policia njofton se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.

Viktima ka pësuar tretman mjekësor. Ndërsa me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com