E ardhmja e Alban Hoxhës në Itali

E ardhmja e Alban Hoxhës në Itali

“Sirenat” e Serisë A bien për kapitenin e Partizanit, Alban Hoxha. Mediat italiane raportojnë se klubi i sapongjitur këtë vit në kategorinë maksimale të futbollit italian, SPAL, është pranë mbylljes së marrëveshjes me Partizanin për transferimin e portierit përtej Adriatikut për shumën e 200 mijë Eurove, lajm ky që gjen konfirmim edhe nga burime brenda klubit të kuq ku saktësojnë gjithsesi se oferta e Spal nuk është e vetmja pasi për 29-vjecarin kanë shfaqur interes edhe klube të tjera.

Kjo sipas të gjitha gjasave është vera e duhur për Alban Hoxhën për të bërë një hap të rëndësishëm në karrierë duke provuar një eksperiencë të re jashtë vendit pasi ka konfirmuar vlerat e tij në Kategorinë Superiore.

Interesi për të nuk mungoi edhe verën e kaluar kur pjesëmarrja e Partizanit në kualifikueset e Champions dhe vecanërisht ndeshja me Ferencvarosh rezultoi vitrina ideale për portierin për të shfaqur vlerat e tij, por atëkohë u fol për pretendimin e një shume prej 500 mijë Eurosh nga ana e 15 herë kampionëve të Shqipërisë dhe u vendos që Hoxha ta vazhdonte karrierën në Shqipëri.

Vetë portieri është shprehur prej kohësh se ndihet i joshur nga ideja për të provuar veten jashtë vendit, ndërkohë që edhe drejtuesit e Partizanit gjithmonë kanë deklaruar se nuk do të bëheshin kursesi pengesë për një hap cilësor në karrierën e një profesionisti që gjatë 4 viteve qëndrimi në klubin e kuq ka merituar respektin e të gjithëve me paraqitjen dhe sjelljen e tij.(Gazeta-Shqip)