Dyshimet e Molliqajt për rinumërimin e votave në komunat ku fitoi Vetëvendosje

Dyshimet e Molliqajt për rinumërimin e votave në komunat ku fitoi Vetëvendosje

Deputeti i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj, ka hedh dyshimet e tij se përse do të shkohet në rinumërim të tërësishëm vetëm komunat ku sipas tij ka fituar Vetëvendosje.

“Vetëm dy komunat ku ne kemi fituar në balotazh, Prishtina dhe Prizreni, po shkojnë në rinumërim”, ka shkruar ai në Facebook.

“Dallimi në mes kandidatëve Sharr është vetëm 20 vota, por atje nuk do të ketë rinumërim. Dallim shumë të vogël ka edhe në Istog e Rahovec, por asnjëra nga këto komuna nuk do të shkojnë në rinumërim të tërësishëm”, ka shtuar ai.

Këtë Molliqaj e ka quajtur si vendim të padrejtë, duke shtuar se nuk kanë frikë nga rinumërimi.

“Ky është vendimi i padrejtë i radhës i institucioneve të kapura. Por nuk ua kemi frikën. Votat e qytetarëve do t’i mbrojmë deri në fund, e pas rinumërimit ju do të mbaheni mend si humbës të këqinj e neve do të na rikonfirmohet fitorja”, ka përfunduar ai./Insajderi.com