Dyshime se Putin po shfrytëzon burrin e ish-gruas së tij për shpëlarje parash

Dyshime se Putin po shfrytëzon burrin e ish-gruas së tij për shpëlarje parash

Kur Lyudmila Putin, 59, u divorcua me presidentin rus Vladimir Putin dhe u martua me drejtorin e një organizatë jo-fitimprurëse ruse, ajo mund të ketë pritur që ditët e saj luksoze kanë përfunduar.

Gazetarët nga Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kanë zbuluar se, së bashku me burrin e saj të ri, ish-zonja Putin zotëron një mini-pallat në afërsi të qytetit francez turistik Biarritz, që mund të jetë me vlerë deri në 7 milion eurosh. Ky është i njëjti rajon bregdetar ku një anëtare tjetër e familjes ka pjesën e saj – Katerina Tikhonova, e cila është raportuar gjerësisht të jetë vajza e presidentit.

Sipas të dhënave të komunës, kjo vilë luksoze – e cila tani është në një proces renovimi masiv – formalisht i takon Artur Ocheretny, burrit të ri të Lyudmila.

Nuk ka asgjë në të kaluarën e Ocheretny, që dëshmon se si mund të ketë zotëruar një objekt të tillë.

Për më tepër, të ardhurat dhe asetet deklarative të Lyudmila të dorëzuara gjatë martesës së saj me Presidentin Putin tregojnë shuma relativisht modeste.

Kjo është arsyeja pse prona e blerë papriturnga  Artur, ngritë pyetje në lidhje me pasurinë e pazbuluar të familjes së parë të Rusisë.

Blerja e vilës luksoze ndodhi pikërisht rreth të njëjtës kohë kur ai u martua me ish-gruan e presidentit Putin. Kjo është arsyeja pse janë ngritur pyetje rreth kësaj çështje.

Deri në mesin e vitit 2013, ajo ishte e martuar me Presidentin Putin, dhe Lyudmila ishte e detyruar sipas ligjit rus, të deklarojë pasurinë dhe të ardhurat e saj. Por ajo kurrë nuk ka deklaruar një shumë të madhe. Sipas deklarimit të të ardhurave të saj, gjatë gjithë vitit 2012 ajo fitoi vetëm 121.000 rubla (3 mijë e 800 dollarë), një vit para se vila është blerë. Në vitin 2011, ajo deklaroi 424,000 rubla (14 mijë dollarë), dhe në vitin 2009 ajo ka deklaruar vetëm 582 rubla (18 dollarë).

Në deklaratën e vitit 2010 – një vit parazgjedhor gjatë së cilës kërkesat e raportimit ishin më të rrepta  – kursimet e saj treguan 8 milion rubla (270 mijë dollarë).

Pronat e deklaruara të familjes Putin ishin dy apartamente, një pjesë e tokës, një garazhë, dhe tre vetura – të cilat mbetën më burrin e saj pas divorcit të tyre.

Nëse deklaratat e ish zonjës se Putinit janë të sakta, paratë për vilë franceze duhet të kenë ardhur nga burri saj i ri.

Mirëpo, Artur Ocheretny vështirë mund të quhet një biznesmen i suksesshëm.

Sipas “Spark-Interfax”, një bazë e të dhënave publike, Ocheretny ka qenë i regjistruar si pronar i tri kompanive, të gjitha të shuara tani. Duke gjykuar nga të dhënat e disponueshme publikisht, asnjëri nga bizneset arriti sukses.

Kësisoj mbetet e paqartë sesi Ocheretny bleu vilën në Francë. Mediat në Rusi nuk kanë raportuar për këtë gjë. As Putin nuk ka folur për këtë çështje e as ish-gruaja e tij.