Dyshime rreth vërtetësisë së armëve bërthamore të Koresë së Veriut

Dyshime rreth vërtetësisë së armëve bërthamore të Koresë së Veriut

Korea e Veriut, në ditën kur festoi 105 vjetorin e pavarësisë së shtetit të tyre ekspozoi armët bërthamore që shteti tash e sa kohë kërcënon se do të sulmojë Korenë e Jugut dhe SHBA-të.

Mirëpo përdorues të rrjeteve sociale kanë ngritur dyshimet rreth vërtetësisë së këtyre armëve bërthamore.

Në rrjetin social Twitter qarkullojnë thashetheme se lideri suprem i Koresë Veriore, Kim Jong-Un ka pikturuar kuti të zbrazëta si armë vdekjeprurëse të shkatërrimit masiv, shkruan tabloidi britanik Daily Mail.

Njerëzit kanë filluar të dyshojnë në origjinalitetin e tyre, duke u bazuar në disa fotografi ku raketa shihet e shtrembër dhe në drejtim të qiellit, përcjell Insajderi.

Njëri nga përdoruesit e rrjetit social Twitter u shpreh: “A po mendon Korea e Veriut se është duke bërë shaka me të gjitha këto raketa të rrejshme në paradë?”.

Disa përdorues tjerë të Twitter derisa ngritin dyshime rreth vërtetësisë së armëve, thonë se raketat duken qesharake dhe të punuara nga letra.

Edhe pse Korea e Veriut nuk ka nisur asnjë raketë për të shënuar përvjetorin e pavarësisë së tyre, shteti ditën e paradës ekspozoi armë prej më të ndryshmeve vdekjeprurëse.

Ekspertët besojnë se arsenali i shfaqur në paradën e së shtunës përfshin një lloj të ri të armëve, disa të cilat duken si raketa lundruese.  /Insajderi.com