Efekti Dyguain: Dybala + Higuain. Në pritje të zyrtarizimit të “Pipita”-s nga ana e bardhezinjve, dyshja e re e sulmit po bën të ëndërrojnë tifozët e Juventus-it.
55 është shuma e golave të realizuar në Serinë A në sezonin e kaluar nga Gonzalo (36) me Napoli-n dhe nga Paulo (19) me bardhezinjtë.
“Big”-ët e Europës janë paralajmëruar, kjo është një dyshe Championsi.
Messi-Suarez
66 gola, ky është numri i realizimeve totale të dyshes më të suksesshme në Europë, ajo e Barcelona-s, kampione e Spanjës në fuqi. Suarez ka shënuar 40 gola, Messi 26. Më pas vjen Neymar me 24, që kompleton treshen e “MSN”-së.
Ronaldo-Benzema
Real Madrid ka shkuar afër 60 realizimeve me dy golashënuesit kryesor të “Los Blancos”: Cristiano Ronaldo ka realizuar 35 gola, Benzema 24. Më pas vjne Bale me 19. Një sulm “Galaktik” për kampionët e Europës.
Jonas-Mitroglou Ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm edhe për sulmuesit e Benfica-s: Jonas e ka mbyllur kampionatin me 32 gola, Mitroglou me 20. Në total, vetëm shtatë më pak në krahasim me dyshen e Real Madrid.
Lewandowski-Muller
Nuk mund të mungonte në këtë listë dyshja e Bayern Munich që, në total, ka shënuar 50 gola në Bundesliga: 30 për Lewandowski, 20 për Muller. Në Gjermani nuk kanë rivalë. /Telesport.al