Dy yjet e Juventusit nuk luajnë ndaj Shqipërisë

Dy yjet e Juventusit nuk luajnë ndaj Shqipërisë

Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura, ka bërë të ditur se dy lojtarët e Juventusit, Giorgio Chiellini dhe Claudio Marchisio, nuk janë ftuar për ndeshjen me Shqipërinë pasi sipas tij “ata nuk janë në formë”, të cilët do të mungojnë po ashtu në miqësoren me Holandën.

“Do të na mungojnë Chiellini dhe Marchisio. Ata e dinë këtë shumë mirë. Ata kanë nevojë për kohë që të gjejnë formën e dikurshme”, deklaroi Ventura, shkruan Express.

Ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë do të luhet të premten në Palermo në stadiumin “Renzo Barbera”, e cila zhvillohet nga ora 20:45. /Insajderi.com