Dy vrasjet e adoloshentëve që tronditën opinionin

Dy vrasjet e adoloshentëve që tronditën opinionin

Shkelqim Pllana, 17-vjeçar, u therë me thikë të shtunën rreth orës 19:00, në rrugën “Gustav Majër”. Familjarët e tij nuk e dinë motivin se kush ia mori jetën këtij të riu.

“Ne e dimë se djali ka qenë tek dajtë e vet dhe e ka thirrë djalin dikush në telefon; kur ka dalë tek dera e ka therë dikush me thikë”, tha një familjar i tij.

Viktima pasi kishte shkuar në QKUQ për trajtim, nuk u kishte mbijetuar plagëve dhe rreth orës 22:00 kishte ndërruar jetë. Ndërsa, Policia ka konfirmuar se ka identifikuar të dyshuarin dhe janë duke e kërkuar.

Por, vetëm tre muaj më parë, një tjetër vrasje e një të mituri kishte tronditur opinionin në Kosovë, raporton Insajderi.

Më 15 shtator të këtij viti, në Prishtinë ishte vrarë 16-vjeçari Aulon Zeka.

Vrasja e Zekës kishte ndodhur në rrugën “Gjon Sereqi” të kqyeqytetit. Për këtë rast, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë ndaj dy personave, po ashtu të mitur: G.H, 16-vjeç dhe R.G 15-vjeçe.

Të mërkurën e javës që po lëmë pas, mbrojtësi i të miturit G.H, është tërhequr nga mbrojtja. Për këtë arsye, Gjykata ka lajmëruar përfaqësuesit se nëse deri me 11 dhjetor  nuk do të caktojë mbrojtës, atëherë Gjykata do ta caktojë mbrojtjen sipas detyrës zyrtare. /Insajderi.com