Dy vjet nga miratimi i ligjit për Gjykatën Speciale

Dy vjet nga miratimi i ligjit për Gjykatën Speciale

Në kohën kur pritet të formohen organet e Kuvendit të Kosovës, ishte pikërisht ky institucion deputetët e të cilit dy vjet më parë i dhanë udhë ligjit për formimin e Gjykatës Speciale, e cila do të merret me pretendimet për krime lufte të Dick Martyt për pjesëtarët e UÇK-së.

Asokohe Kuvendi i Kosovës miratoi me procedurë të përshpejtuar ligjin për Gjykatën Speciale.

Miratimi u bë me shumicë votash por pa pjesëmarrjen e partive të opozitës të cilat bojkotuan punimet e Kuvendit. Më 82 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim ligji mori dritën jeshile, pas një debati të ashpër në Kuvend.

Ligji për Gjykatën Speciale është hartuar nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë shumë pak nga vërejtjet e kërkuara nga Prishtina e që kishin të bënin me formulime ku ishte përfshirë edhe fjala gjenocid.

Autoritetet patën thënë se nuk kanë pasuar mundësi të ushtrojnë ndikim në tekstin e ligjit.

Gjithashtu, Kuvendi pati miratuar edhe projektligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencialë në Proceset Gjyqësore në Gjykatën e Posaçme.

Gjykata Speciale i ka kompletuar edhe stafin dhe rregulloret e punës, dhe tash nuk ka asnjë pengesë ligjore për të ngritur aktakuza ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët përmenden në raportin e Dick Martyt./Insajderi.com