Dy trajnerët që mund ta marrin drejtimin e Milanit

Dy trajnerët që mund ta marrin drejtimin e Milanit

Gjersa Milani insiston se Gennaro Gattusso nuk është emëruar vetëm përkohësisht, raportohet se gjiganti italian është duke e konsideruar Antonio Conten apo Carlo Ancelottin për trajner të skuadrës nga sezoni i ardhshëm.

Vincenzo Montella u shkarkua nga detyra dje, ndërsa drejtimin e skuadrës e mori ish-mesfushori i “Kuq e Zinjve”, Gennaro Gattuso, transmeton Express.

Edhe shefi ekzekutiv Marco Fassone dhe drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli, kanë insistuar se Gatusso nuk ka ardhur si trajner i përkohshëm, Gazzetta dello Sport beson se trajneri i Chelsea, Antonio Conte dhe legjenda e Milanit Ancelotti janë duke u konsideruar nga drejtuesit e klubit.

Conte vazhdimisht ka lënë të kuptohet se do t’i pëlqente kthimi në Itali dhe thuhet të jetë i impresionuar nga të rinjtë e Milanit.

Ndërkohë, Ancelotti momentalisht është pa skuadër, pasi u shkarkua nga Bayern Munich muaj më parë.

Megjithatë, situata financiare në klub do të ketë një ndikim të madh në atë se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Milanit.