Dy të plagosur në Prizren

Dy të plagosur në Prizren

Mbrëmë rreth orës 20 e 20 minuta, në rrugën “Vëllezërit Dehiri”, në Prizren, një i dyshuar aksidentalisht e ka shkrehur një plumb nga pistoleta me ç ’rast e ka plagosur vetën në gishtin e dorës së majtë e më pas edhe shokun e tij në dorën e djathtë, transmeton Indeksonline.

Për trajtimin e lëndimeve është përkujdesur Emergjenca e Spitalit Rajonal në Prizren.

Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe e ka sekuestruar një pistoletë të llojit ”Waltro” e kalibrit 9mm.

Lidhur me rastin është kryer edhe një bastisje e një shtëpie por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.

Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren edhe një herë bënë thirrje që të mos përdorën armët e zjarrit sepse ato vrasin