Një aksident trafiku mes një veture dhe një treni raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 03:00 në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës.
Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, ngasësi i automjetit dhe pasagjerja.
Sipas policisë, viktima janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.