Dy skuadra të Serisë A interesohen për Memushajn

Dy skuadra të Serisë A interesohen për Memushajn

E ardhmja e mesfushorit shqiptar të Peskarës, Ledian Memushaj, duket se do të jetë në Serinë A, pavarësisht se ekipi i tij është rrëzuar tashmë matematikisht në Serinë B.

Mediat italiane kanë raportuar gjatë ditëve të fundit se skuadra e Bolognas është e interesuar për shërbimet e futbollistit të kombëtares kuqezi, por arritja e një marrëveshjeje nuk do të jetë e lehtë duke qënë se do të duhet të mposhtë edhe konkurrencën e Empolit që gjithashtu ka shfaqur interesim.

Megjithatë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë kur të hapet merkato e verës, duke qënë se në prononcime të mëparshme Memushaj ka shprehur besnikëri ndaj Peskarës, ekipit ku është edhe kapiten, pavarësisht kategorisë ku do të luajë. /Insajderi.com