Dy shtëpitë e kryeministrit që vlejnë mbi gjysmë milioni euro

Dy shtëpitë e kryeministrit që vlejnë mbi gjysmë milioni euro

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u bë edhe me një shtëpi të re në vitin 2016. Ai bleu shtëpi në Margiona Residence. Vlera e kësaj shtëpie sipas deklarimit zyrtar, që Haradinaj i ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit arrin shifrën e 202 mijë eurove, shkruan Insajderi.

Haradinaj në prejardhjen e pasurisë ka deklaruar se shtëpinë me 500 metra katrorë e ka blerë pasi ka marrë kredi.

Haradinaj në Raiffeisen Bank, ka marrë kredi në vlerë prej 150 mijë eurove, ku detyrohet t’i kthej deri në vitin 2031. Kësti mujor i Haradinajt nga kjo kredi do të jetë 1 mijë e 264 euro.

Por Haradinaj përveç shtëpisë së re ai ka edhe dy shtëpi të tjera. Njërën e ka shtëpi të tij ndërsa tjetrën e ka të përbashkët.

Shtëpi Banimi e lëshuar me qira ku sipërfaqja e saj është 950 metra katrorë, vlerën e së cilës Haradinaj e ka konsideruar të jetë rreth 300 mijë eurove. Sipas tij kjo shtëpi është ndërtuar me mjete që i ka siguruar nga bashkëluftëtarët dhe me mjete individuale.

Haradinaj ka deklaruar edhe një shtëpi tjetër të përbashkët, shtëpi familjare-kulla është pasuria tjetër e paluajtshme e përbashkët e Haradinajt që kap shifrën e 270 mijë eurove. Kjo shtëpi kullë ka 800 metra katrorë./Insajderi.com