Dy shqiptarë të Italisë përballë kombëtares shqiptare

Italia U-17 do të ketë në përbërje dy lojtarë shqiptarë që do të vihen përballë bashkëmoshatarëve kuqezi në Raundin Kualifikues për Kampionatin Europian 2017.

Dy shqiptarë të Italisë përballë kombëtares shqiptare

Bëhet fjalë për mesfushorin e Çezenës, Alesandro Ahmetaj dhe sulmuesin e Atalantës, Rilind Nivokazi. Ata janë pjesë e listës përfundimtare me 18 emra të shpallur sot nga trajneri Emiliano Bigiça.

Ndeshjen e parë Shqipëria do ta ketë pikërisht me të zotët e shtëpisë takimin e parë të Grupit 4.

Ndeshja do të luhet më 26 tetor (ora 15:00) në stadiumin “Bruno Beneli” të Ravenës dhe do të transmetohet nga “RaiSport 1”. Kuqezinjtë U-17 kanë pësuar humbje në dy përballjet e mëparshme me “Axurrët”.

kz

Prova e dytë për të besuarit e trajnerit Mustedanagiç do të jetë kundër Serbisë më 28 tetor (ora 11:00) në stadiumin “Bruno Buki” të Rusit, për ta mbyllur me duelin ndaj Maqedonisë më 31 tetor (ora 15:00) në “Tulo Morganji” të Forlit.

Dy skuadrat e para dhe pesë të tretat më të mira të 13 grupeve do të kualifikohen në Raundin Elitë. Prej aty do të dalin 16 finalistet që do të diskutojnë trofeun më 3-19 maj 2017 në Kroaci. /Insajderi.com