Dy shqiptarë në formacionin më të shtrenjtë të verës

Mediat spanjolle kanë publikuar formacionin më të shtrenjtë të transferimeve të realizuara gjatë verës, teksa në mesin e 11 futbollistëve më të shtrenjtë janë edhe dy shqiptarë. 

Dy shqiptarë në formacionin më të shtrenjtë të verës

Shkodran Mustafi i transferuar tek Arsenali, për rreth 50 milionë euro dhe Granit Xhaka me 45 milionë – po ashtu i transferuar tek Arsenali, janë dy shqiptarët që kanë arritur të zënë vend në këtë formacion.

Në mesin e futbollistëve janë edhe Bravo, M.Alonso, Bailly, Stones, Pogba, Jao Mario, Hulk, Higuain dhe Sane. /Insajderi.com