Dy shpërthime në Homs të Sirisë, 46 të vdekur

Dy shpërthime në Homs të Sirisë, 46 të vdekur

Grupi monitorues ka thënë se 46 persona kanë mbetur të vdekur nga dy shpërthime në qytetin sirian Homs.

Observatori i Sirisë për Të Drejtat e Njeriut ka thënë se së paku një qind të tjerë kanë mbetur të lënduar nga shpërthimet, raporton Euronews

Televizioni shtetëror i është referuar guvernatorit të qytetit të Homsit, duke thënë se së paku 25 persona kanë mbetur të vrarë.

Bombat e vendsoura në vetura në qendrën e qytetit në distriktin Zahara të kontrolluar nga qeveria, kanë shpërthyer duke bërë kështu sulmet më të mëdha në këtë qytet në pesë vitet e konfliktit në Siri, raporton Insajderi.

Policia thotë se dy veturat kanë qenë të parkuara në dy anët e kundërta në udhëkryq. Shpërthimi i parë e ka sjellë edhe shpërthimin e dytë.

Zahara ka qenë caku edhe i sulmeve të mëhershme. Gjatë muajit të kaluar, një sulm i dyfishtë ishte organizuar nga ISIS-i.

Deri më tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e së dielës./Insajderi.com