Dy rastet e përfshirjes në afera të zyrtares së lartë të Federatës së Futbollit

Dy rastet e përfshirjes në afera të zyrtares së lartë të Federatës së Futbollit

Zyrtarja e lartë e Federatës së Futbollit të Kosovës, Diturie Hoxha, është përfshirë në dy raste të afera brenda kësaj Federate.

Dhëndëri i saj, Sali Musliu, e ka fituar konkursin për logo e re të FFK-së, logo e cila ngjalli reagime të shumta. Madje, kundërshtime ndaj kësaj logo të FFK-së, ka pasur nga pothuajse të gjithë. Po ashtu për kundërshtimin e logo-s u mbajtën protesta gjatë ditës së sotme.

Diturie Hoxha e ka pranuar ketë dhe ka deklaruar se dizajnët ne konkurs janë deponuar me shifra dhe nuk e ka ditur se për kë është fjala.

Diturie Hoxha, drejtoresha e marketingut e pranon se dhëndëri i saj është fitues, por pohon për Insportin se “nuk e ka ditur se që është fjala për të meqë punimet në konkurs janë dorëzuar në zarfe dhe kanë qenë me shifra”.

Edhe pse logoja e re e Federatës së Futbollit të Kosovës, provokoi reagime të shumta, dhe u kritikua nga dizajnerët, ish futbollistët, gazetarët dhe tifozët, në protestën e organizuar nga nëj grup i dizajnerëve nuk dolën as 10 veta. Madje, grupi i protestuesve ishte aq i vogël, sa që drejtuesit e FFK-së, nënkryetari Agim Ademi dhe Sekretari i Përgjithshëm Eroll Salihu i pritën në zyre protestuesit, në një takim që nuk ishte i hapur për media. Ata u shprehën se do të nisin hetime ndaj Zëdhënëses së FFK-së, Diturie Hoxha.

Por, ky nuk është afera e vetme e Diturie Hoxhës.

Insajderi në fillim të vitit 2016, kishte zbuluar se FFK-ja kishte vendosur që në organizimin e ndeshjes ta bëjë kompania private “Sheshi” Sg.P.Km e cila është në pronësi të zyrtares së lartë të FFK-së, Diturie Hoxha.

Ajo mban postin e drejtoreshës për marketing dhe marrëdhënie me publikun në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Insajderi kishte siguruar kopjen e kontratës së lidhur mes Federatës së Futbollit, kompanisë Sheshi Sh.P.K si organizatore e ndeshjes si dhe kompanisë “Moneta Moneygram” si distributore e biletave për ndeshjen Kosovë-Kroaci. Kompania “Sheshi”, e zyrtares Diturie Hoxha është angazhuar për shtypjen dhe shpërndarjen e biletave tek kompania “Moneygram”.

Po ashtu, bazuar në atë kontratë, “Moneygram” obligohet që më së largu, më datën 7 tetor, një ditë pas ndeshjes, të transferojë në llogarinë e “Sheshi” Sh.P.K, shumën e parave të mbledhura nga shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Kroaci.

Një nen tjetër i kësaj kontrate linte shumë hapësirë për dyshime.

Neni 3.6 i kontratës thotë: Transferi i mjeteve nga shitja e biletave do të bëhet në mënyrë sukcesive nga komisionari (Moneygram) te organizuesi i aktivitetit (Sheshi) brenda afatit prej 24 orëve.

Ndërsa nga komisionari (Moneygram) te komitenti (Federata e Futbollit…) sipas marrëveshjes specifike të lidhur në mes të komitentit dhe organizatorit të aktivitetit (Sheshi Sh.P.K)./Insajderi.com

Dyshime për korrupsion në organizimin e ndeshjes Kosovë-Kroaci